Telegrafi

Për herë të parë nga fillimi i luftës, Angela Merkel komenton pushtimin rus në Ukrainë

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka folur për agresionin rus që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë.

Sulmin e ka cilësuar si shkelje e të drejtave ndërkombëtare – një histori që nuk e mban në mend Evropa që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

“Solidarizohem me Ukrainën që Rusia e sulmoi dhe filloi pushtimin. Përkrah të drejtën e ukrainasve për vetëmbrojtje”, shtoi ish-kancelarja gjermane.

Lexo po ashtu Vritet nga forcat ukrainase njëri prej snajperistëve më të mirë rusë

Gjithashtu ka theksuar se mbështet përpjekjet që po i ndërmerr qeveria gjermane, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, G7 dhe Kombet e Bashkuara – që kanë për qëllimin ndaljen e “luftës barbare”.

Merkel porosit se pasojat e luftës do të jenë të rënda në veçanti për Ukrainën, por edhe për tërë kontinentin e Evropës.

“Bucha është treguesi më i mirë i këtij tmerri”, tha Merkel duke iu referuar të shkeljes së drejtave civile për krimet që i kanë kryer ushtria ruse në Bucha. /Telegrafi/