Aktorja e famshme, Charlize Theron, raportohet se ka fituar rolin kryesor në “The Gray Man”, rol ky që ishte i krijuar për aktorin Brad Pitt.
Theron do të luajë rolin e një eksperteje të CIA-s të kthyer në vrasëse, transmeton koha.net.
Në skenarin origjinal, protagonisti duhet të shpëtojë të bijat, të cilat nuk e dinte kurrë që i kishte, duke u ndjekur vazhdimisht nga armiqtë, raporton Deadline.
“The Gray Man” është i bazuar në novelën e Mark Greaneyt me titullin e njëjtë.
Shembull tjetër i ndryshimit të tillë ishte edhe “Salt”, në të cilin ishte menduar të luante Tom Cruise, para se Angelina Jolie të merrte rolin.