James Rodriguez është duke menduar seriozisht largimin nga Real Madrid.
Mesfushori kolumbian nuk po aktivizohet rregullisht nga Zinedine Zidane dhe ai ka shprehur keqardhjen për këtë.
Ndërkohë vet lojtari pas finales së Kupës së Botës për klube ka pranuar se ka oferta.
Kolumbiani tha se do të vendos pas shtatë ditëve nëse do të largohet ose jo nga Real Madridi.
“Nuk mund të them sigurt se do të qëndrojë këtu ose jo”, deklaroi James.
“Kam disa oferta dhe në shtatë ditët e ardhshme do të vendosi nëse do të largohem ose jo nga Reali”.
“Jam i lumtur në Madrid por dëshira ime është të luaj më shumë. Më vije keq që nuk luajta në finale por i lumtur me trofeun”, tha ish-anëtari i Portos dhe Monacos.
Për kolumbianin 25-vjeçar interesim të madh ka shprehur Interi në Serie A dhe Chelsea në Angli.
Real mund ta lë të lirë të largohet Jamesin për një shumë rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/