Telegrafi

Për Shën Valentin, Taika Waititi publikon videot me momentet gazmore me Ritën: Më ka torturuar që nga viti i parë

Foto: Taika Waititi/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka tash e dy vite që është në lidhje me regjisorin Taika Waititi.

Ajo konfirmoi pak javë më parë se është martuar vitin e kaluar me Taikan në një dasmë sekrete, për të cilën është kujdesur që të mos shfaqet në media.

Rita ndërkohë ka treguar se ndjehet shumë mirë në krahët e regjisorit nga Zelanda e Re, i cili e mbush me humor gjatë gjithë kohës artisten shqiptare.

Taika Waititi dhe Rita Ora (Foto: Craig Barritt/Getty Images for LuisaViaRoma)

Sot (e martë) në festën e Shën Valentinit, ka qenë Waititi ai i cili ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e tij disa nga këto momente gazmore që kalon me Ritën.

Lexo po ashtu 'The Sun' shkruan për historinë e familjes së Rita Orës: U larguan nga Kosova kur Millosheviç po bënte gjenocid mbi popullin shqiptar

Bëhet fjalë për prapaskenat ku ata herë pas here mgrimojnë njëri-tjetrin, si dhe për momente të ndryshme në përditshmëri kur Rita e xhuron dhe e tremb partnerin e saj.

“Boo! Dashuria është e frikshme…Gëzuar Ditën e Shën Valentinit të gjithë torturuesve dhe torturueseve atje jashtë. Sidomos për Rita Orën që më ka munduar që nga dita e parë”, shkroi regjisori zelandez në mbishkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Lexo po ashtu Pak kush e vërejti, por zëri i Taikas është i përfshirë në këngën e re të Ritës "You Only Love Me"

Rits përndryshe e ka nisur mbarë vitin 2023 me publikimin e këngës së saj më të re, “You Only Love Me”, pjesë e së cilës është edhe vet bashkëshorti i saj. /Telegrafi/