Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka tash e dy vite që është në lidhje me regjisorin Taika Waititi.
Ajo konfirmoi pak javë më parë se është martuar vitin e kaluar me Taikan në një dasmë sekrete, për të cilën është kujdesur që të mos shfaqet në media.
Rita ndërkohë ka treguar se ndjehet shumë mirë në krahët e regjisorit nga Zelanda e Re, i cili e mbush me humor gjatë gjithë kohës artisten shqiptare.
Sot (e martë) në festën e Shën Valentinit, ka qenë Waititi ai i cili ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e tij disa nga këto momente gazmore që kalon me Ritën.
Bëhet fjalë për prapaskenat ku ata herë pas here mgrimojnë njëri-tjetrin, si dhe për momente të ndryshme në përditshmëri kur Rita e xhuron dhe e tremb partnerin e saj.
“Boo! Dashuria është e frikshme…Gëzuar Ditën e Shën Valentinit të gjithë torturuesve dhe torturueseve atje jashtë. Sidomos për Rita Orën që më ka munduar që nga dita e parë”, shkroi regjisori zelandez në mbishkrimin e videos së publikuar në Instagram.
Rits përndryshe e ka nisur mbarë vitin 2023 me publikimin e këngës së saj më të re, “You Only Love Me”, pjesë e së cilës është edhe vet bashkëshorti i saj. /Telegrafi/