Telegrafi

Për një muaj në Pejë u arrestuan 97 persona, po kërkoheshin me urdhëresë të gjykatave

Për një muaj – nga 1 deri më 21 tetor – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka realizuar 97 urdhёresa/ urdhёrarreste tё lёshuara nga gjykatat kompetente.

Sipas njoftimit të policisë, personat e arrestuar pёr vepra tё ndryshme penale, janё dёrguar nё organet kompetente pёr tё vazhduar me proceduara tё mëtutjeshme ligjore.

“Policia e Kosovës – Stacioni Policore nё  kuadёr tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejë, nga data 01.10.2022 e deri me datё 31.10.2022, ka realizuar nёntёdhjetё e shtatё (97) urdhёresa/ urdhёrarreste tё lёshuara nga Gjykatat kompetente”.

“Personat e arrestuar pёr vepra tё ndryshme penale, janё dёrguar nё organet kompetente pёr tё vazhduar me proceduara tё mëtutjeshme ligjore”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, thuhet se Njësitet relevante pranë Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, nё bashkëpunim me organet e drejtësisë nё vazhdimësi do tё realizojnë urdhëresat e lëshuara nga Gjykatat kompetente. /Telegrafi/