Interi nuk do ta shesë Mauro Icardin edhe nëse Napoli ofron 60 milionë euro, raportojnë mediat.
Argjentinasi është kandidati kryesor për ta zënë vendin e Gonzalo Higuainit, i cili do ta vazhdojë karrierën te Juventusi.
Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET
Mirëpo, sipas Gazzetta dello Sport, pronarët e rinj të Nerazzurrëve e kanë njoftuar drejtorin sportiv, Piero Ausilio, se nuk duan ta shesin sulmuesin.
Ata dëshirojnë të ndërtojnë një skuadër të re dhe 23-vjeçari do të jetë pjesë e saj.
Në ndërkohë, gruaja dhe agjentja e tij, Wanda, po përpiqet që të sigurojë një kontratë të majme dhe është pro largimit të tij nga Interi. /Telegrafi/