Site icon Telegrafi

Për këta futbollistë votuan De Biasi dhe kapiteni Agolli (Foto)

Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2016 nga FIFA.

Në ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA, është sulmuesi i Real Madridit, ai i cili ka fituar më shumë vota duke u zgjedhur më i miri.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i vitit 2016 nga FIFA (Foto)

Në këtë votim kanë marrë pjesë edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi dhe kapiteni Ansi Agolli, përcjell Telegrafi.

Votat e trajnerit De Biasi

Trajneri italian i Shqipërisë kishte vendosur që pesë pikët t’ia jap bashkëkombësit të tij, Gianlugi Buffon, ndërsa tri pikë shkuan për Ronaldon dhe një për Lionel Messin.

Ndërsa, Agolli kishte votat ashtu sikurse rezultati përfundimtar, pesë për CR7, tri për Messin dhe një për Antoine Griezmann. /Telegrafi/

Votat e Ansi Agollit
Exit mobile version