Telegrafi

Për incidentin Krasniqi-Zeka, Policia pret vendimin e prokurorit

Rreth incidentit që ka ndodhur sot në mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, dhe atij të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, u deklarua edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, duke folur për incidentin, tha për Telegrafin se i posedojnë të gjitha informacionet dhe pamjet e publikuara lidhur me incidentin e ndodhur në studion televizive të Klan Kosovës.

Ai shtoi se në konsultim me prokurorin kompetent, menjëherë do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. /Telegrafi/