Lojtari i Real Salt Lake, Andrew Brody ka reaguar me stil pas një driblim ndaj tij nga Lionel Messi u bë viral në rrjetet sociale.
Inter Miami i Messit e nisi sezonin 2024 në Major League Soccer me fitore 2-0 ndaj Real Salt Lake.
Messi ishte lojtari kryesor i ndeshjes duke dhuruar një asistim, katër pasime kyçe gjatë lojës, por edhe shumë driblime.
Se argjentinasi ishte në formë e tregoi edhe një moment kur ai dribloi edhe një lojtar të shtrirë në tokë, duke ia dërguar topin mbi trup.
Ajo lëvizje e Messit u bë virale në rrjetet sociale dhe tashmë ka reaguar edhe lojtar i cili ishte ‘viktimë’.
“Për ata që pyesin, po, unë isha koni në tokë aty”, ka shkruar Andreë Brody në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/