Site icon Telegrafi

Për 30 milionë euro, Juventusi mund ta shes talentin e madh – klube me emër e duan

Liverpool, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig pritet të zhvillojnë një garë të fortë në verë për shërbimet e Dean Huijsen, që luan te Roma, por që është pronësi të Juventusit.

Ai ka spikatur me paraqitjet këtë sezon dhe ka zgjuar interes tek klubet e rëndësishme evropiane.

18-vjecari, i cili zgjodhi të përfaqësojë Spanjën pak javë më parë, dhe jo vendin e origjinës Holandën, shihet si një thesar nga Juventusi, por për shkak të vështirësive financiare, Zonja e Vjetër duhet të bëjë shitje në verë dhe Huijsen pritet të jetë njëri prej tyre.

Bianconerët nuk kanë vendosur ende çmim, por janë të vetëdijshëm se nëse vjen një ofertë, atëherë janë të detyruar ta shesin.

Nga mediat shkruhet se 30 milionë euro do të mjaftonin që Juventusi të hiqte dorë nga talenti i madh.

Lexo po ashtu Festa dhe gjestet e Dean Hujisen pas super golit të shënuar shkaktuan kaos – trajneri kundërshtar thotë se donte t’ia jepte disa shuplaka

Klubet e interesuara për Huijsen janë Liverpool, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig./Telegrafi/

Exit mobile version