Pep Guardiola i ka kërkuar bordi të Manchester Cityt që të realizohen dy transferime gjigante nga rivalët e Ligës Premier.
Trajneri spanjoll dëshiron që në radhët e Citizens në fund të këtij edicioni të kalojnë Harry Kane i Tottenham Hotspurit dhe Jack Grealish i Aston Villës.
Në javën e kaluar, Guardiola pranoi që të nënshkruante kontratën e re deri në vitin 2023, derisa duket se ka kërkuar edhe transferime të mëdha.
Sipas asaj që raporton The Indepedent, spanjolli ka kërkuar nga City që të transferohen Kane dhe Grealish, që për momentin janë duke shkëlqyer në ligën angleze.
Anëtari i Spurs tashmë është një sulmues i dalluar dhe me ardhjen e Jose Mourinhos, forma e tij është edhe më e mirë.
Në anën tjetër, Grealish që kërkohet edhe nga Manchester United, po tregon formë fantastike në Villa Park, e kjo gjë nuk i ka ikur syrit të Guardiolës.
Për të realizuar këto dy transferime, City duhet t’i shpenzojë mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/