Telegrafi

Pep Guardiola jep një deklaratë emocionuese për largimin e Klopp nga Liverpooli

Jurgen Klopp ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/24.

Trajneri gjerman do të largohet nga Liverpooli pas nëntë viteve qëndrim në Anfield.

Por jo vetëm fansat e Liverpoolit kanë mbetur të mërzitur me vendimin e gjermanit për t’i dhënë fund aventurës së tij te gjiganti anglez.

Edhe rivali i tij më i madh, Pep Guardiola është mërzitur me largimin e Klopp dhe tekniku spanjoll ka dhënë një deklaratë emocionuese pas fitores në Kupën FA ndaj Tottenham Hotspurs.

Lexo po ashtu Pep Guardiola jep dy arsye pse Jurgen Klopp është kundërshtari i tij më i vështirë ndonjëherë

“Me largimin e Klopp tani do të fle më i qetë… Ditët përpara ndeshjeve me Liverpoolin, kanë qenë një makth i vërtetë. U trondita nga lajmi, e ndjej sikur do të humbë edhe një pjesë e Manchester Cityt”.

“Pasi nuk mund ta përcaktojmë periudhën tonë këtu pa të dhe Liverpoolin”, deklaroi trajneri spanjoll për largimin e Klopp.

Respekti reciprok mes Guardiolës dhe teknikut gjerman të The Reds, ka mbizotëruar gjithmonë, teksa Manchester City-Liverpool është prej vitesh një ndër ndeshjet më të forta dhe spektakolare në Angli dhe jo vetëm. /Telegrafi/