Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për yllin e skuadrës së tij, Erling Haaland, të cilin e ka krahasuar me dy më të mirët e dy dekadave të fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Guardiola doli para mediave pas fitores 4-1 të Cityt ndaj Southampton në Ligën Premier, në të cilën Haaland shënoi dy gola në rikthimin e tij nga lëndimi.
Goli i parë erdhi me kokë, ndërsa goli i dytë erdhe pas një goditje akrobatike me gërshërë.
Trajneri i tij, Guardiola ishte plot lëvdata për norvegjezin dhe e krahasoi hapur me Messin dhe Ronaldon.
“Ne jemi mësuar me shifrat e golave të Messit dhe Cristiano për 20 vjet. Tani Haaland po i arrin ato shifra, ai është në nivelin e tyre”, ka thënë fillimisht Guardiolaa
“Ai po kalon një sezon të çmendur. Veçanërisht goli i tij i dytë ishte i pabesueshëm. Nuk është e lehtë të zbresësh topin nga qielli dhe ta drejtosh në rrjetë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/