Site icon Telegrafi

Pep Guardiola fluturoi drejt Barcelonës për bisedime me Lionel Messin

Pep Guardiola është në Barcelonë për bisedime me Lionel Messi rreth një transferimi të bujshëm te Manchester City.

City mendohet të jetë në pozicion të mirë për të nënshkruar Messin pasi ai dorëzoi një kërkesë largimi nga Camp Nou gjatë të martës.

Dhe menaxheri i Cityt, Guardiola, është parë në Barcelonë dhe raporte të përhapura pretendojnë se ai ishte në qytet për të arritur një marrëveshje me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Lexo po ashtu Ndihmësi i Pep Guardiolas e poston dhe pastaj e fshinë një fotografi të Lionel Messit në Instagram

Ai hëngri darkën në një restorant familjar të hënën, por raportet sugjerojnë se udhëtimi në Spanjë ishte më shumë sesa një pushim.

Restoranti Kao Dimsum postoi një fotografi të Guardiolas në mediat sociale nga ku trajnerit shihet me njërin nga anëtarët e këtij restoranti në periferi të qytetit katalun.

Me kufizimet e COVID-19 në vend, duket se është një udhëtim biznesi për Guardiolan, i cili do të duhet të izolohet pasi të kthehet në Angli.

Lexo po ashtu “Messi, Ronaldo dhe Guardiola do të bashkohen me PSG-në”, Pancrate zbulon ‘masterplanin’ e francezëve

Një vizitë jo-thelbësore duket e vështirë për t’u bërë në këtë kohë, por të gjitha gjërat shpien drejt mendimin se Guardiola ishte një punë të madhe dhe ajo është bindja e Messit për t’u transferuar në Etihad.

Përveç Cityt, Messi është lidhur edhe me një transferim te Interi, Juventusi dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version