Telegrafi

Pentagoni: Ukraina po mbrohet me mençuri

Zëdhënësi i departamentit amerikan të Mbrojtjes, John Kirby, ka thënë para gazetarëve se Ukraina po mbron disa pjesë të vendit “me mençuri dhe kreativitet”.

“Ka indikacione se ukrainasit janë duke zgjeruar ofensivën tani. I kemi parë në shumë vende, në veçanti në jug në afërsi të Khersonit, ku po tentojnë ta rikthejnë kontrollin në atë territor”, tha Kirby gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zelensky thotë se Kombet e Bashkuara nuk po e ndihmojnë Ukrainën

Kirby theksoi se forcat ukrainase po planifikojnë kundërsulme dhe janë duke punuar “shumë në atë drejtim”.

“Ukrainasit kanë një mbrojtje të avancuar… ndërkaq rusët nuk kanë avancuar në aspektin ushtarak – madje kanë pësuar humbje të mëdha”, shtoi Kirby. /Telegrafi/