Telegrafi

Pensionimi i Majlindës, Kuka nuk i mban lotët: Të bekoftë Zoti, u bëfsh më e suksesshme se unë si trajner

(Foto: Screenshot/Facebook/KOK)

Ai që e përcolli hap pas hapi karrierën e lavdishme të Majlinda Kelmendit, trajneri Driton Kuka, nuk i ka përmbajtur lotët në ceremoninë e pensionimit të xhudistes kosovare.

Para të pranishmëve Kuka deklaroi se e ka shumë të vështirë të gjejë fjalët e duhura për një sportiste kaq të suksesshme, transmeton KosovaPress.

“Është e vështirë të flas në këto momente po duhet të them që Majlinda me përkushtimin e saj triumfoi ndaj shteteve të mëdha si Brazili e Rusia”.

Lexo po ashtu Presidentja Vjosa Osmani dekoron Majlinda Kelmendin me çmimin e heroinës Shotë Galica

“Ajo sakrifikoi shumë dhe ishin lëndimet ato që e penguan ta vazhdonte karrierën në xhudo. Zoti të bekoftë Majlindë dhe u bëfsh më e suksesshme se unë edhe si trajnere”, tha Kuka mes lotësh.

Ndryshe, xhudistja e njohur Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës së saj. Ajo në një ceremoni zyrtare sot (e hënë) është nderuar nga presidentja Vjosa Osmani me çmimin e heroinës Shotë Galica.