Telegrafi

Pensionimi i krenarisë së sportit shqiptar, Majlinda: Më keni krahasuar me figurat më të mëdha, por edhe unë kam dhënë 200 për qind për të mos ju zhgënjyer

(Foto: Screenshot/Facebook/KOK)

Majlinda Kelmendi i ka dhënë edhe zyrtarisht fund karrierës së saj si xhudiste në një ceremoni të organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Derisa foli para të pranishmëve, krenaria e sportit shqiptar falënderoi trajnerin Driton Kuka dhe popullin e Kosovës për mbështetjen e dhënë duke deklaruar se gjatë gjithë karrierës e ka dhënë maksimumin për ta bërë krenar vendin e saj, transmeton KP.

“E di që më keni përkrahur gjithmonë dhe më keni krahasuar me figurat më të mëdha dhe historike të shtetit, por edhe unë kam dhënë 200 për qind nga vetja ime për të mos iu zhgënjyer. Ju dua pa fund”, tha Kelmendi derisa nuk po i mbante lotët.

Lexo po ashtu Presidentja Vjosa Osmani dekoron Majlinda Kelmendin me çmimin e heroinës Shotë Galica

Në Lojërat Olimpike Rio 2016, Kelmendi pati fituar medalje të artë në xhudo, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij lloji.

Përgjatë karrierës së saj të artë, ajo është shpallur kampione evropiane dhe botërore.