Telegrafi

Pëlqehet nga Juventusi dhe Arsenali, Lyoni i vendos çmimin Bruno Guimaraesit

Klubi francez, Lyoni thuhet se ka vendosur çmimin për yllin e ekipit, Bruno Guimaraes, i cili pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.

Mesfushori brazilian është në shënjestër të klubeve të mëdha si Arsenali dhe Juventusi.

“Nuk më pëlqen të mendoj shumë. Ua lë menaxherëve të mi, u takon atyre ta zgjidhin. Qëllimi im është të sjell Lyonin në vendin që meriton”, ka thënë Guimaraes tha këtë javë.

Nëse ndonjë klub dëshiron të transferojë Guimaraesin nga klubi nga Ligue 1, ata do të duhet të hapin thesin e tyre.

Sipas mediumit Calciomercato.com, Lyoni kërkon të paktën 50 milionë euro për t’u ndarë me 24-vjeçarin.

Guimaraes, i cili bëri 37 paraqitje për Lyon sezonin e kaluar, ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024. /Telegrafi/