Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, pranon se klubi po punon për të transferuar Romelu Lukakun nga Chelsea.
Ai megjithatë tha se nuk e di se çfarë do t’i ofrojë belgu skuadrës së tyre.
“Nuk e di se çfarë do të sillte Lukaku, por ka nga ata që po punojnë për ta realizuar. Kur do të bëhet, atëherë do të shohim se çfarë mund të sjellë ai, përndryshe, është si të flasim për çdo lojtar në botë”, ka thënë ai në konferencë për media, pas humbjes 2-1 të Romës nga Verona mbrëmë.
Roma dhe Chelsea janë ende të mbyllur në negociata rreth një marrëveshjeje huazimi për Lukakun.
Dy klubet bënë përparim të dukshëm në diskutimet për belgun pasi u takuan dje për një raund tjetër bisedimesh.
Fillimisht, Blutë kërkuan 13 milionë euro si një tarifë huazimi dhe refuzuan të kontribuonin ndonjë pjesë të pagës së sulmuesit për sezonin. /Telegrafi/