Telegrafi

Pele i vë një epitet të madh Tottit

Legjenda braziliani Pele, ka thënë se Francesco Totti është ‘Pele italian’. 

Lojtari i madh ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet në San Siro.

“Atletico apo Real Madrid? Të dyja janë skuadra shumë të forta”.

“Në ditët e mija kisha ofertë nga Spanja, por kam mundur të luajë edhe me Milanin”.

“Është folur shumë për ndeshjen time kundër Milanit, ku luajta kundër Altafini dhe Trapattoni, ndërsa ishte një storie ku thuhej se unë u stopova nga Trap në atë ndeshje”.

“Për mua nuk ishte një ndeshje e rëndësishme, pasi që është një miqësore. Trapattoni ishte një mbrojtës i mirë. Ai gjithmonë më sulmonte dhe në një pikë të ndeshjes i tash vetës ‘Shko dhe luaj”.

“Lojtarët më të mirë italian? Në kohën time kishte dy Mazzola, por për ne pasi ishte nga Brazili më i mirë ishte Altafini. Paolo Maldini ka qenë lojtar i madh. Po ashtu edhe Totti, është shumë i mirë. Mendojë që është ndër më të mirët që ka pasur në qarkullim. Mund të thuhet se është Pele italian”, ka thënë Pele.  /Telegrafi/