Telegrafi

Pejë, tre të arrestuar për gjuajte me armë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshje në mes veti, njëri prej tyre ka gjuajtur me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:00 në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e fishekut të armës së zjarrit.

Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve dhe janë gjetur te njëri dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe te tjetri 34 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/