Telegrafi

Pejë, përleshen dy femra e një mashkull në rrugë

Një rrahje ka ndodhur pasditen e së shtunës në një rrugë në qytetin e Pejës.

Në videon, që e ka dërguar një lexues në adresë të Telegrafit, shihet se në përleshje janë përfshirë tre persona.

Sipas informacioneve, një femër e një mashkull kanë sulmuar një femër tjetër.

Policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes dy persona. Ndërkaq femra viktimë e rrahjes është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha Gashi. /Telegrafi/