Një grua ka raportuar se në korridorin e shtëpisë së saj, e ka gjetur të shtrirë bashkëshortin e saj.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 02:30, Pejë.
Ndërkaq, siç thuhet në raport, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Dëshmitarja, femër kosovare, ka njoftuar se kishte gjetur të shtrirë në korridor të shtëpisë burrin e saj viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/