Fenerbahce thuhet se ka shprehur interesimin për anëtarin e Chelseat, Pedro Rodriguez.
Sulmuesi spanjoll thuhet se nuk është në planet e Frank Lampardin, andaj qysh në afatin kalimtar të janarit mund të largohet.
Pedro deri më tani është paraqitur vetëm në tetë ndeshje në të gjitha garat për The Blues, derisa tri kanë ardhur nga Liga Premier, derisa trajneri i skuadrës po preferon lojtarë të rinj në formacion.
Sipas asaj që raporton gazeta turke Takvim, Fenerbahce shpreson ta transferojë spanjollin në fund të këtij sezoni.
Kontrata e ish-anëtarit të Barcelonës përfundon në muajin qershor të vitit 2020, gjersa Chelsea nuk ka shprehur interesim për ta rinovuar atë.
Në rast se 32-vjeçari transferohet te skuadra e Superligës së Turqisë, atëherë do të ishte partner në sulm i yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqit. /Telegrafi/