Site icon Telegrafi

Pedro lidhet me një transferim në MLS

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Pedro, është lidhur me një lëvizje të mundshme gjatë verës në Mayor League Soccer, teksa shikon drejt një largimi nga Chelsea.

32-vjeçari është jashtë kontratës me klubin nga Stamford Bridge në qershor të vitit 2020, dhe atij nuk i është ofruar një marrëveshje e re nga klubi.

E gjithë kjo pasi sulmuesi anësor spanjoll ka luajtur rolin e rezervistit nën urdhrat e Frank Lampard deri më tani këtë sezon.

Lexo po ashtu Pedro: Do të lë gjithçka për t’u kthyer te Barcelona

Ish-reprezentuesi spanjoll ka deklaruar më parë dëshirën e tij për t’u rikthyer te Barcelona përpara sezonit 2020-21, megjithatë një ofertë nuk ka ardhur nga skuadra e Ernesto Valverdes.

Sipas gazetës spanjolle Marca, mungesa e lëvizjes në Kataluni, tani raportohet se ka hapur derën për një kalim të lojtarit në MLS.

Inter Miami – klubi në pronësi të David Beckham – dhe New York City thuhet se po mendojnë për një transferim falas në fund të sezonit.

Sidoqoftë, ka pak indikacione nëse Pedro do të favorizonte një lëvizjeje përtej Atlantikut, nëse ai ka potencial të mbetet në Evropë në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version