Përkundër njoftimeve në Spanjë se Interi është duke kontaktuar me përfaqësuesit e Pedro Rodriguez, mediat italiane raportojnë se futbollisti i Chelseat do t’i bashkohet Romës.
Spanjollit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe prite të largohet nga Stamford Bridge dhe nga Liga Premier.
Todo Fichajes ka raportuar se Interi ka përgatitur ofertë për 32-vjeçarin, mirëpo Corriere dello Sport dhe mediat tjera italiane besojnë se ai tashmë ka arritur marrëveshje personale me Giallorossët.
Roma i ka ofruar kontratë dyvjeçare me opsionin edhe për një vit tjetër, në vlerë prej tre milionë eurosh në sezon plus bonuset.
Megjithatë, klubi nga kryeqyteti Italisë duhet të largojë lojtarë para se të nënshkruajë me tjerë. Diego Perotti, Cengiz Under, Javier Pastore e Justin Kluivert, janë disa nga emrat që mund të largohen. /Telegrafi/