Talenti i Barcelonës, Pedri, e ka fituar Trofeun Kopa në ceremoninë e Topit të Artë.
Mesfushori ka arritur ta mposhtë konkurrencën duke dalë më i miri në renditje për këtë çmim.
Trofeu Kopa është një çmim që i jepet futbollistit më të mirë nën moshën 21 vjeçare dhe ndahet nga France Football.
"The 2021 #tropheekopa ranking ⤵️
2️⃣ @BellinghamJude / @BVB
3️⃣ @JamalMusiala / @FCBayern
4️⃣ Nuno Mendes / @PSG_inside#ballondor pic.twitter.com/exOXDvx8x5— Ballon d'Or (@ballondor) November 29, 2021
Çmimi është emëruar sipas ish-futbollistit francez, Raymond Kopa dhe fituesi zgjidhet nga fituesit e mëparshëm të Topit të Artë.
Futbollisti 19 vjeçar e fitoi çmimin e parë të mbrëmjes së madhe të futbollit që po mbahet në Paris të Francës, ku pritet të ndahet çmimi më i madh individual – Topi i Artë. /Telegrafi/
And the 2021 #tropheekopa is… @Pedri of @FCBarcelona_es !#ballondor pic.twitter.com/Bb84xEqUBY
— Ballon d'Or (@ballondor) November 29, 2021