Site icon Telegrafi

PDK lë Drenicën jashtë lidershipit drejtues?

Më largimin e Hashim Thaçit nga Partia Demokratike e Kosovës si themelues dhe kryetar i saj, përveç që shënon mungesën e një lideri që ka fituar 6 palë zgjedhje, ekziston edhe një mungesë tashmë në lidershipin e PDK-së.

Dje, në ballë të Këshillit Drejtues qëndruan nënkryetarët e partisë dhe gjëja që të bie ndërmend është a do të jetë dikush nga Drenica nënkryetar në këtë pari, për faktin se bastioni i PDK-së që nga paslufta është pikërisht kjo zonë, transmeton reporteri.net.

Në fakt në shumë zgjedhje votuesit e PDK-së në Drenicë kanë dalë masivisht për të bërë kështu diferencën me partitë e tjera, që prej vitit 2007.

Fakti është se në lidershipin e lartë, tek nënkryetarët nuk e kishte dike tjetër nga Drenica përveç kryetarit të atëhershëm Hashim Thaçin.

Në këtë përbërje dominojnë qytete ku PDK ose është e dyta ose është e treta.

Hajredin Kuçi është nga Peja, Enver Hoxhaj nga Suhareka, Arsim Bajrami nga Lipjani, Adem Grabovci nga Peja, Memli Krasniqi nga Prishtina dhe dikur Vlora Citaku e Margarita Kadriu nga Podujeva.

Në LDK duket se ka një shtrirje pak më ndryshe. Aty ka nënkryetar nga bastionet e forta të partisë siç janë Istogu dhe Podujeva.

Pritet në zgjedhjet e ardhshme të PDK-së që mbahen në maj nëse do të ketë ndryshim strukture për ta përfshirë edhe Drenicën në nivelin me të lartë drejtues. Ushtruesi i detyrës së kryetarit, Kadri Veseli është nga Mitrovica.

Exit mobile version