Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje me një video ku thuhet “Çka ka Albini – kallxon Martini!”.
Pas disa videove të partisë në pushtet e cila ‘sulmonte’ qeverisjet e kaluara, PDK-ja ka publikuar një tjetër video ku flet për historinë e ‘aferës milionëshe’ të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Aty përmenden edhe akuzat e ngritura ndaj tij, “mbrojtja e pakuptueshme dhe e dyshimtë nga krerët institucionalë, lidhja me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje!”.
“Përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet!”, thuhet mes tjerash në postimin e PDK-së. /Telegrafi/