Site icon Telegrafi

Paulo Dybala ka 270 fanella të koleksionuara – më të pëlqyerat janë të Messit, Ronaldos dhe Pogbas

Sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala, e ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet koleksion i tij i fanellave. 

Ai ka mbledhur në total 270 fanella, nga ndeshjet që i ka zhvilluar, duke i ndërruar me kundërshtarët.

Lexo po ashtu Messi, Pjanic apo Neymar? Këta janë top 10 lojtarët që i gjuajnë më së miri goditjet e dënimit në pesë vitet e fundit, aty edhe Enis Bardhi

Por për të dy janë të veçanta.  Mes të preferuarave të tij janë ato të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“I ruaj me kujdes këto dyja të Messit dhe Ronaldos. I vendos gjithmonë bashkë, sepse kur i shikoj më kujtojnë sa me fat jam që mund të luaj me të dy”.

Një tjetër fanellë e veçantë për Dybalan është edhe ajo e ish-shokut të ekipit Juventusi, Paul Pogba.

Lexo po ashtu Këta janë 15 lojtarët më të shtrenjtë në botë – Mbappe më i shtrenjti, sulmuesit sundojnë

Me të fanellën e ka ndërruar në ndeshjet e fundit që Juvenusit i zhvilloi ndaj Manchester United.

“Jemi shumë miq dhe flasim çdo ditë. Më ka ndihmuar shumë”, tregon Dybala në videon e publikuar nga Otro./Telegrafi/

Exit mobile version