Site icon Telegrafi

Paulinho lë nën hije me golat e tij edhe dhjetë sulmues të njohur në Evropë

Ardhja e Paulinhos te Barcelona ishte përcjellë me shumë zhurmë dhe akuza të mëdha nga tifozët e klubit.

Por kur kanë kaluar 16 javë dhe tifozët e klubit tashmë kanë ndërruar mendim rreth lojtarit.

Ai ka shënuar dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Deportivos, duke u kthyer në njërin ndaj lojtarët kryesor të klubit.

Paulinho deri më tani ka shënuar gjashtë gola, ndërsa vetëm Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë shënuar më shumë.

Lexo po ashtu Nëntë lojtarët që shkëlqyen para se të dështonin në Ligën Premier, por arritën të rikthejnë shkëlqimin në një tjetër ligë (Video)

Ai ka shënuar gola më shumë se plotë sulmues dhe mesfushorë sulmues të njohur.

Madje edhe në La Liga gjendet më lartë se lojtarë si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema e Antoine Grizmann.

Paulinho me paraqitjen e mirë pritet të zë vend edhe te Kombëtarja e Brazilit për Kupën e Botës 2018. /Telegrafi/

Arjen Robben (Bayern Munich, 3 gola)

Karim Benzema (Real Madridi, 2 gola)

Philippe Coutinho (Liverpool, 5 gola)

David Silva (Manchester City, 5 gola)

Mario Mandzukic ( Juventus, 4 gola)

Eden Hazard (Chelsea, 5 gola)

Antoine Griezmann (Aletico Madrid, 5 gola)

Alexis Sanchez (Arsenal, 4 gola)

Cristiano Ronaldo (Real Madridi, 4 gola)

Angel Di Maria (PSG, 2 gola)

 

 

Exit mobile version