Telegrafi

Patrick Kluivert: De Ligt i penduar që nuk e zgjodhi Barcelonën

Patrick Kluivert ka thënë se Matthijs de Ligt është i penduar që e zgjodhi Juventusin para Barcelonës.

Mbrojtësi holandez që luante te Ajaxi në verën që shkoi u transferua te Zonja e Vjetër, derisa bashkëlojtari i tij, Frenkie De Jong kaloi në Camp Nou.

Sipas Kluivertit, 20-vjeçari kishte kërkuar që të kalonte fillimisht te Blaugranasit, por ë pas mendja e tij ndryshoi për te kampioni i Serie A-së.

Patrick Kluivert

“Natyrisht se De Ligt është një mbrojtës fantastik, por në fund zgjodhi Juventusin”, ka thënë legjenda e Barcelonës për Mundo Deportivon.

“Mendoj se atij i vjen keq, por ashtu është. Ju duhet të merrni vendime të rëndësishme në jetë dhe nganjëherë ju i merrni të mira dhe të këqija”.

Lexo po ashtu De Ligt shkruan histori te Juventusi me golin e shënuar ndaj Torinos

“Duhet të mësoni nga këto vendime, por mendoi se ai është i zhgënjyer që nuk e zgjodhi Barcelonën”, ka shtuar më tej Kluivert.

De Ligt nuk ka arritur të përshtate edhe shumë në Torino, por që në të ardhmen mund të bëhet njëri nga më të mirë në pozitën e tij. /Telegrafi/