Site icon Telegrafi

Patrice Evra për “Topin e Artë”: Jam i lodhur duke ia dhënë Messit, dy lojtarët e Chelseat e meritojnë më shumë

Patrice Evra e ka pranuar se është mërzitur duke e shikuar Lionel Messin ta fitojë “Topin e Artë”, me yllin aktual të Paris Saint-Germain që ka triumfuar gjashtë herë në karrierën e tij.

Gara për “Topin e Artë” të këtij viti duket më e hapur seç ka qenë për një kohë të gjatë, ndërsa Evra e quajti dyshen e Chelseat, N’Golo Kante dhe Jorginho si fitues më të merituar se sa Messi.

“Sipas mendimit tim, ky “Top i Artë” është për Kanten ose Jorginhon… Unë jam i lodhur duke ia dhënë Messit”.

“Çfarë fitoi ai vitin e kaluar? Mirë, Copa America [me Argjentinën]. Me Barcelonën,  çfarë bëri ai?”, deklaroi francezi.

Në garë me Messin, Kante dhe Jorginho për “Topin e Artë” janë edhe emra si Karim Benzema, Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Exit mobile version