Site icon Telegrafi

Pasuria e Kaltrina Zekolli – Shaqirit, prona, vetura dhe armë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Zëvendës ministrja e Ministrisë së Transportit, Kaltrina Zekolli – Shaqiri ka deklaruar disa prona, vetura dhe mjete bankare në Maqedoninë e Veriut si dhe jashtë vendit.

Pasuria që Zekolli – Shaqiri ka deklaruar në KSHPK

Dy banesa në Çair – njëra 59 m2 në vlerë prej 4.354.200 denarëve (70763 euro) , si dhe tjetra 85 m2 në vlerë prej
6.273.000 denarëve (101947 euro).

Patundshmëri jashtë Maqedonisë së Veriut ka paraqitur në Shqipëri, konkretisht në Lezhë.

Zekolli – Shaqiri posedon një banesë në qytetin e Lezhës, në emrin e bashkëshortit të saj, me hapësirë prej 54 m2 në vlerë prej 3.000.000 denarëve (48755 euro), blerë në vitin 2021.

Pasuri të luajtshme në RMV, ka paraqitur tri vetura

Dy vetura të tipit MASH TWO FIFTY të vitit 2017, regjistruar njëra në pronësi të zëvendësministres Zekolli dhe tjetra në pronësi të bashkëshortit të saj, në vlerë prej 180.805 denarëve (2938 euro)  për secilën prej tyre, si dhe një Kia Sportage Jeep në emrin e saj, në vlerë prej 1.717.300 denarëve (27909 euro), blerë më 4 qershor 2024.

Pasuri të luajtshme jashtë Maqedonisë së Veriut, Zekolli-Shaqiri ka paraqitur një të tillë,  në vlerë prej 606.260 denarëve (9852 euro), mirëpo pa informacione shtesë.

Ka dekalaruar një armë në vlerë prej 33.200 denarëve (539 euro) si dhe letra në vlerë në Kompaninë NEAR në vlerë prej 2500 eurove.

 

Të dhëna për llogari bankare dhe depozita në vend:

Një xhirollogari bankare në denarë si dhe një tjetër xhirollogari për mjetet e përfituara nga pensioni shtetëror, për fëmijët që rriten me një prind, me vlerë prej 13.852 denarëve (225 euro).

Kaltrina Zekolli-Shaqiri ka paraqitur një shfrytëzim bankar “Lizing” të regjistruar më 5 qershor të vitit 2024 me mundësi pagese deri më 2 maj 2029, në vlerë prej 1.064.736 denarëve (17306 euro). /Telegrafi/

 

Exit mobile version