Përdoruesit e rrjeteve sociale pohojnë se kjo metodë vërtet funksionon dhe i bën dritaret të shkëlqejnë, ndaj provojeni.
Nuk është uthull apo sodë bikarboni, por diçka krejtësisht ndryshe dhe do të habiteni se çfarë është – çaji i zi.
Zonja Hinch (Sophie Hinchcliffe), e cila në rrjetet sociale njihet si ‘mbretëresha e pastrimit’, pohon se kjo pije e veçantë është më e efektshmja në pastrim dhe siç thonë fansat e saj, rezultatet janë fantastike.
Pse çaji i zi i pastron dritaret në mënyrë kaq efektive
Thuhet se kjo është për shkak të përbërjes së tij, pra acidit tanik, i cili mund të shkatërrojë edhe depozitat më kokëforta të papastërtive dhe yndyrës. Shumë produkte thjesht i vendosin në xham, por kjo nuk ndodh me çajin e zi.
Ndjekësit e zonjës Hinch kanë përgatitur një udhëzues të plotë për pastrimin e dritareve. Siç thonë ata, nuk keni nevojë për një sfungjer apo një leckë. Me çaj është mirë të pastroni me letër gazete dhe pasi t’i pastroni, thjesht shpërlani dritaret me ujë të nxehtë.
Si funksionon pastrimi me çaj të zi
Filloni duke pastruar pluhurin nga korniza e dritares. Bëni të njëjtën gjë me blindat dhe nëse keni perde, sigurohuni që para pastrimit t’i hiqni dhe t’i lani. Nëse keni një rrjetë kundër mushkonjave në dritare, hiqeni atë, më pas fshijeni me një leckë të lagur dhe thajeni.
Derisa ajo është duke u tharë, lani pjesën e jashtme të xhamit dhe kornizën me një peshqir. Spërkateni me pastrues dritaresh dhe çaj të zi të cilin e keni ftohur dhe e keni futur në një shishe me spërkatës. Fshini dritaret nga lart poshtë me gazetë ose një leckë mikrofibër.
Fshijeni derisa xhami të jetë plotësisht i pastër dhe me shkëlqim. Përsëritni dy hapat e fundit në pjesën e jashtme të dritares. /Telegrafi/