Ukraina njoftoi sot se forcat e saj po përparojnë ende në krahët e Bakhmutit të shkatërruar, pavarësisht nga “intensiteti” i zvogëluar i lëvizjes, ndërsa analistët perëndimorë pretendojnë se grupi Wagner është dobësuar në luftën për qytetin lindor në Ukrainë.
Rusia njoftoi të shtunën se kishte kapur Bakhmutin, por zyrtarët ukrainas thonë se forcat ukrainase ende kontrollojnë një pjesë të vogël të qytetit, transmeton Telegrafi.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, përsëriti sot se Ukraina ka një bastion të vogël në vetë qytetin.
“Me lëvizjen tonë anësore – në veri dhe në jug – ne arrijmë të shkatërrojmë armikun”, tha Maliar për televizionin.
And an overview of Bakhmut from May 8, 2022 (L) and May 15, 2023 (R). pic.twitter.com/HIUG4heekl
— Gianluca Mezzofiore (@GianlucaMezzo) May 17, 2023
“Forcat tona të armatosura e bënë shumë më të vështirë qëndrimin e armikut në vetë qytet, me lëvizjet e tyre anësore dhe pushtimin e disa lartësive”, shtoi ajo.
“Ne ende po bëjmë përparim, por me një intensitet pak më të ulët. Kur bëhet fjalë për veriun, aty ka shumë më pak veprime aktive. Kur bëhet fjalë për jugun, ne po bëjmë përparim dhe mbrojtja e Bakhmutit si qytet ka përmbushur plotësisht objektivin e saj ushtarak”, tha deputeti i ministrit ukrainas të Mbrojtjes.
Grupi mercenar Wagner i biznesmenit rus Yevgeny Prigozhin, është dobësuar në betejat për Bakhmutin, pretendojnë në të njëjtën kohë analistët perëndimorë.
Stunning satellite images captured by @Maxar reveal the sheer magnitude of devastation in parts of Bakhmut over the past year. Compare how green and lush the city was last May (L) and its current state (R). No trees and a brown/reddish rubble covers the entire area. pic.twitter.com/8YWRqEotqF
— Gianluca Mezzofiore (@GianlucaMezzo) May 17, 2023
“Mercenarët tani janë pothuajse të paaftë për sulme të reja jashtë qytetit për shkak të lodhjes së madhe”, tha Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW) në Uashington.
Instituti njoftoi se grupi mercenar rus ishte i rraskapitur dhe pothuajse i paaftë për sulme të reja jashtë qytetit.
Extensive destruction in Bakhmut is visible in new satellite imagery from @Maxar.
These images show what areas of the city looked a year ago, and how they appear today. This area is in the western part of the city (48.592, 37.965). pic.twitter.com/b9qXiKba41
— Brady Africk (@bradyafr) May 17, 2023
Prigozhin njoftoi kapjen e plotë të Bakhmutit gjatë fundjavës, duke shtuar se luftëtarët do të tërhiqen nga qyteti dhe do t’ia dorëzonin atë forcave zyrtare ruse më 25 maj.
Por ushtria ukrainase pretendon se tërheqja e luftëtarëve të grupit Wagner nuk do të jetë e lehtë sepse forcat ukrainase rreth Bakhmutit mund t’i rrethojnë ata.
This is another comparison of @Maxar imagery of western Bakhmut (near 48.590, 37.970). pic.twitter.com/QeLAnTjqfQ
— Brady Africk (@bradyafr) May 17, 2023
Luftimet e përgjakshme në Bakhmut kanë nisur që nga fundi i verës. Ai qytet dikur kishte 70 mijë banorë.
Sipas analistëve të ISW, forcat ruse mund të kenë nevojë për përforcime shtesë për të mbajtur qytetin e shkatërruar. Kjo do t’i pengonte rusët të përparonin – në perëndim drejt Kostantinivka, dhe në veri drejt Soledar.
Bakhmut was a really nice place.
A once-flourishing city, home to 72,000 people, and Ukraine’s salt mines and sparkling wine.
Now it’s a graveyard.pic.twitter.com/O1nnihFVsh
— Oleksiy Sorokin (@mrsorokaa) May 22, 2023
Qyteti është tani në gërmadha. Fotografitë e publikuara më poshtë tregojnë si dukej një vit më parë dhe si duket sot. /Telegrafi/