Site icon Telegrafi

Asistimi i jashtëzakonshëm i Messit, nga i cili pasoi goli i Barcelonës

(Foto: Screenshot/RMC Sport 2)

Barcelona ka triumfuar përballë Juventusit (2-0) në Allianz Stadium, në ndeshjen e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Superylli Lionel Messi ishte lojtari i ndeshjes, duke qenë arkitekt i golit të parë dhe realizues i të dytit nga penalltia.

Argjentinasi nuk ka mundur të takohet me rivalin e tij të madh, Cristiano Ronaldo, i cili mungoi në sfidën e madhe të Grupit G, për shkak se ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

Në ndërkohë, ka marrë vëmendje të madhe pasimi i 33-vjeçarit nga krahu i majtë në të djathtin, ku ndodhej Ousmane Dembele, i cili më pas e zhbllokoi rezultatin.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Juventus 0-2 Barcelona: Messi yll i ndeshjes

Barcelona dhe Juventusi do të ta kohen përsëri në ndeshjen kthyese më 8 dhjetor në Camp Nou, ndërsa tifozët e futbollit mezi presin duelin ndërmjet Messit dhe Ronaldos në të njëjtën fushë. /Telegrafi/

https://twitter.com/restrules/status/1321546442092146689

Exit mobile version