Reperi kanadez, Drake, u mburr me një manikyr të freskët në Instagram, por fotografia e thonjve rozë shkaktoi reagime negative dhe iu desh të mbrohej.
Debati filloi kur reperi Lil Yachty la një koment në lidhje me thonjtë e kanadezit në një postim. Midis kritikëve ishte emri i mizogjenistit të vetëshpallur dhe influencuesit Andrew Tate.
Drake iu përgjigj të gjitha komenteve kritike duke akuzuar botën si homofobike. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse komenti i tij duhej të merrej seriozisht apo si shaka.
Ditë më parë, reperi ka treguar me krenari thonjtë e tij një InstaStory. Ai zgjodhi një manikyr rozë pak para se të nisej në turneun “It’s All a Blur” me “21 Savage”. Megjithatë, disa fansa nuk u impresionuan me stilin e tij të ri, me komentet sarkastike se ai mund të vinte edhe buzëkuq.
Derisa disa fansa kritikuan zgjedhjen e Drake për manikyrin, të tjerët i dolën në mbrojtje duke i akuzuar kritikët se ishin homofobikë dhe se promovonin maskulinitetin toksik. Ata theksuan se rregullimi i thonjve nuk kufizohet vetëm te femrat dhe nuk e pakëson mashkulloritetin e dikujt. /Telegrafi/
Nail done, hair done, everything did.
Drake is tour ready. pic.twitter.com/HLOXnbRUtq
— Complex Music (@ComplexMusic) July 3, 2023