Site icon Telegrafi

Pasi e përgënjeshtroi Sarrin me het-trik, Bonucci thotë se Juve do të bisedojë me Ronaldon

(Foto: Getty Images/Guliver)

Leonardo Bonucci ka thënë se Juventusi do të caktojë takim me Cristiano Ronaldon pas situatës së krijuar si pasojë e zëvendësimit të portugezit në ndeshjen kundër Milanit.

34-vjeçari nuk ishte aspak i kënaqur kur Maurizio Sarri e zëvendësoi në takimin ndaj Rossonervëe dhe reagimi i tij u bë kryetemë e mediave sportive.

Në ndërkohë, trajneri i Juves deklaroi se arsyeja e zëvendësimit kishte të bënte me një lëndim në gju. Mirëpo, CR7 e përgënjeshtroi këtë deklaratë duke shënuar het-trik të enjten mbrëma në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Lituanisë, të vlefshme për ‘Euro 2020’.

Leonardo Bonucci në konferencën për shtyo (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)
Lexo po ashtu Mund t'ju ketë ikur - Ronaldo shkëlqeu mbrëmë me het-trik, por goli i dytë ishte mahnitës

“Dua të shikoj përpara dhe jo prapa. Do të ketë kohë për të biseduar, tash dua të mendoj për ekipin kombëtar. Ai (Ronaldo) do të luajë me Portugalinë, që do të thotë se fizikisht është më mirë dhe mendërisht më mirë se kurrë më parë”.

https://twitter.com/RouteOneFootbal/status/1195068351745331200

“Kur të kthehemi në Torino, do të gjejmë një mënyrë për t’u takuar dhe për të biseduar. Ka edhe shumë ndeshje, në të cilat do të kemi nevojë për Ronaldon më të mirë”.

“Jam i bindur se objektivi i tij është që të përmirësohet duke respektuar të kaluarën dhe duke i ndihmuar Juventusit që t’i arrijë të gjitha objektivat e veta”, ka deklaruar Bonucci në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

https://twitter.com/chepalleragazzi/status/1195076738675433472

https://twitter.com/izybaby01/status/1195088318976995332

Exit mobile version