Site icon Telegrafi

Pasi e mposhti Messin për çmimin lojtari i shekullit, Ronaldo: Vetëm talenti nuk mjafton

Cristiano Ronaldo fitoi çmimin e lojtarit të shekullit nga Globe Soccer Awards, duke mposhtur kështu Lionel Messin dhe Mohamed Salahun.

Ylli portugez e mori çmimin prestigjioz në Dubai, për të arritura që i ka nga vitit 2001 deri në vitin 2020 në futboll.

Për këtë të arritur, Ronaldo është shprehur shumë i lumtur, derisa ka bërë të ditur se për të arritur gjëra të mëdha, vetëm talenti nuk mjafton.

Lexo po ashtu Pep Guardiola shpallet si trajneri i shekullit – Flick si strategu i vitit

“Nuk mund të jem më i lumtur me çmimin që pranova sonte! Derisa jam afër të festojë vitin tim të 20-të në karrierë si futbollistë profesionist, Lojtari i Shekullit i Globe Soccer Awards është diçka që më tregon për krenarinë dhe kënaqësinë”, ka thënë 35-vjeçari.

“Për të arritur këto gjëra, nuk ju mjafton vetëm talenti, por duhet të punoni fort që të arrin majat e suksesit”, ka shtuar më tej ai.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton çmimin si klubi më i mirë i shekullit

Ronaldo ka folur edhe për tifozët se kur do të rikthehen në stadiume, duke thënë se ai shpreson që sa më shpejtë të ndodhë një gjë e tillë.

Portugezi për këtë çmim mposhti Messin dhe Mohamed Salahun, derisa çmimin lojtari i vitit e fitoi Robert Lewandowski. /Telegrafi/

Exit mobile version