Lojtarët e Barcelonës nuk morën pjesën në mbrëmjen gala të organizuar nga FIFA për ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit 2016.
Në një komunikatë nga klubi katalunas u shpjegua mospjesëmarrja dhe arsyetimi ishte se duhet përgatitur për ndeshjen e radhës.
Por, të gjithëve nuk iu erdhi mirë se ata munguan pasi madhështia e kësaj mbrëmje nuk ishte e njëjtë pa ta.
Edhe Cristiano Ronaldo foli për mungesën e tyre, por kjo shikohet si thumbim.
“Më të vërtetë më vjen keq që disa nga Barcelona që nuk ishin sot, por duhet të kuptohen”, ka thënë CR7 teksa mori çmimin si ‘Lojtari i Vitit’.
Tashmë edhe mediat kanë filluar të flasin për mungesën e lojtarëve të klubit katalunas dhe sipas tyre arsyeja e mospjesëmarrjes së Gerard Pique, Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Luis Suarezit, nuk është se këta duhet të përgatitën së bashku me skuadrën për ndeshjen e ardhshme.
Por, e gjitha kjo është si shenjë proteste nga Barcelona për vendimin e CAS të cilët ulën dënimin e Real Madridit për tregun transferimeve.
Arsyeja tjetër është se ata e dinë që Lionel Messin nuk do të jetë ai që do e fitojë çmimin dhe kështu nuk dëshironin të nderonin Cristiano Ronaldon.
FIFA-s nuk i erdhi mirë që udhëheqësit e klubit katalunas vendosën që lojtarët mos të merrnin pjesë në këtë gala mbrëmje, por kjo nuk do të prishë marrëdhëniet e mira mes tyre. /Telegrafi/