Pas vdekjes së agjentit të njohur Mina Raiola, avokatja braziliane Rafaela Pimenta mori perandorinë e menaxherit kontrovers dhe fenomeni më i madh në mesin e të mbrojturve të saj është sulmuesi norvegjez Erling Haaland.
Rafaela u vu re dhe u njoh nga gazetarët spanjollë mbrëmë në hyrje të zonës VIP të Santiago Bernabeut para ndeshjes mes Real Madridi dhe Bragës dhe menjëherë nisën historitë për golashënuesin e Manchester Cityt.
Spanjollët po shkruajnë për transferimin e mundshëm të Haaland në Real Madrid verën e ardhshme dhe lajmet virale për Pimentan në Bernabeu po përhapen me shpejtësi të dritës.
🇳🇴 Haaland’s agent Rafaela Pimenta at the Bernabéu: “I was here with Maxwell and Esteban Granero, I was already here for Real-City last year”.
⚪️ “Talks with Florentino Pérez about Erling Haaland? No, no, no, no…”, told @elchiringuitotv. pic.twitter.com/TN3v7uMXSs
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 9, 2023
Domethënë, sa ishte gjallë Raiola, ai ishte i padëshiruar te Reali, ndërsa një vend në kuadrat është rezervuar për pasardhësin e tij dhe spanjollët shtojnë se klauzola e blerjes në kontratën e Haaland do të aktivizohet verën e ardhshme.
Klauzola vlen për klubet jashtë Anglisë që do të mund ta blejnë atë për 180 milionë euro gjatë atij afati kalimtar, ndërkohë që dihet gjerësisht se Reali ka nevojë dëshpërimisht për një sulmues të klasit botëror.
Meqë ra fjala, dje Reali njoftoi zyrtarisht se nuk do të sjellë apo blejë me asnjë çmim Kylian Mbappe, ndaj shumë janë të mendimit se Haaland është zgjidhja e vetme.
Për kujtesë, Haaland mbërriti te City në verën e vitit 2022 në një transferim prej 60 milionë eurosh nga Borussia Dortmund, i cili më parë e solli nga RB Salzburg për 20 milionë euro. /Telegrafi/