Një pasagjere nën ndikimin e alkoolit, që u bë e pasjellshme ndaj ekuipazhit duke i pyetur mes tjeraash ‘nëse duan ta bëjnë prostitutë’, është nxjerrë me forcë prej aeroplanit.
Ajo ishte nisur nga Mançesteri i Anglisë, për në Paphos të Qipros në një aheng beqarie, por shkaku i ngacmimeve ndaj udhëtarëve, aeroplani u detyrua të bëjë një ulje emergjente, transmeton Telegrafi.
Piloti kryesor vendosi të aterronte në Athinë të Greqisë, ndërsa urdhëroi të nxirrej jashtë aeroplanit pasagjerja e pasjellshme së bashku me tri shoqërueset e saj.
Më poshtë mund të shihen reagimet e saj, si dhe duartrokitjet e të pranishmëve, kur ajo o nxor me forcë përjashta. /Telegrafi/