Telegrafi

Pas dasmës madhështore, Orinda dhe Turi do të udhëtojnë në vende të ndryshme (Foto/Video)

Këngëtarja shqiptare, Orinda Huta dhe i fejuari i saj prej kohësh, Turjan Hyska, i dhanë fund beqarisë ditë më parë.

Pas një dasme madhështore, ata të dy u nisën menjëherë për në muajin e mjaltit.

Në ceremoninë e tyre nuk munguan as vallet popullore e as vallëzimet moderne, transmeton Prive.

Lexo po ashtu Betimet e plota të Orindës dhe Turit përmbajnë thelbin dhe sekretin e historisë së tyre

Ndërsa për t’i kaluar ditët e para të tyre si çift, në muajin më të ëmbël të jetës së tyre, ata kanë zgjedhur disa destinacione.

Do ta nisin në Evropë, në Tajlandë, në një vend me pamje ekzotike dhe i mahnitshëm për nga bukuritë dhe do e përfundojnë në Turqi.