Ka përfunduar gjithçka rreth transferimit të Oscar në Kinë.
U konfirmua më parë se Chelsea dhe skuadra kineze, Shanghai SIPG, kanë arritur marrëveshje për Oscarin.
Transferimi i tij gjatë janarit në Kinë do të bëhet për shifrën rreth 60 milionë funte.
Pas këtij zyrtarizimi, ka ardhur edhe fotografia e mesfushorit brazilian me fanellën e skuadrës së Shanghait.
Ndryshe, Oscar do të ketë për trajner, portugezin Andres Villas-Boas, i cili më parë kishte drejtuar skuadrën e ‘Bluve’. /Telegrafi/