Site icon Telegrafi

Pas vendimit të Suedisë e Finlandës, Pacolli: Sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s

Si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus, Suedia dhe Finlanda janë duke vepruar në mënyrë të koordinuar për të dorëzuar kërkesat e tyre për anëtarësim në NATO.

Këtë, lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli, e ka quajtur vendim historik.

Ai tha se sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake.

“Kërkesa e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë vendime historike dhe lidership i dëshmuar që, pavarësisht parimeve të tyre, dëgjojnë vullnetin e popullit për kufij më të sigurt. Sot është më e rëndësishme se kurrë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo po ashtu Kurti nga SHBA-ja: Përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të zvogëlonte kërcënimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Ndryshe, Suedia, që ishte shtet neutral edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka qëndruar jashtë aleancave ushtarake për më shumë se 200 vjet, edhe pse ka krijuar raporte të afërta me NATO-n që prej viteve ’90.

Rusia ka paralajmëruar se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do të pasohet me përgjigje të Moskës./Telegrafi/

Exit mobile version