Site icon Telegrafi

Pas vazhdimit të kontratës nga Messi, dy yje botërore lakmojnë transferimin te Barça

Zyra e Barcelonës ka marrë një nxitje të menjëhershme nga nënshkrimi i kontratës së re të Leo Messit, pasi thuhet se dy yje botërore janë gati t’i bashkohen klubit katalunas.

Dje (e shtunë) në mëngjes, Messi përfundoi të gjitha spekulimet për të ardhmen e tij duke shkruar një kontratë të re që e lidhi me klubin nga Camp Nou deri në vitin 2021.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, vazhdimi i kontratës së Messit ka pasur një ndikim të menjëhershëm në planet e transferimeve të Barcelonës.

Lexo po ashtu Zyrtare: Messi vazhdoi kontratën me Barcelonën

Kjo pasi tani thuhet se dy lojtarë të kalibrit botëror janë të gatshëm për të kryer transferimin te Barcelona.

Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara dhe sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, tani janë të etur për të bërë kalimin e tyre në Barelonë, pasi e kanë parë vazhdimin e kontratës së Messit.

Alcantara është rritur shumë në lojë që nga transferimi te Bayerni dhe tani është gati për të lënë gjurmë në Camp Nou (Getty Images)

Për Alcantaran, ky do të thotë një kthim në Camp Nou pas pothuajse katër viteve në Gjermani. Spanjolli e di që të luash për Barcelonën me ose pa Messin janë dy perspektiva të ndryshme.

Griezmann ka rikthyer formën në ndeshjet e fundit, teksa shënoi një supergol ndaj Romës në LK (Getty Images)

Ndërkohë, Griezmann tani është i etur të bashkohet me Barcelonën dhe të mësojë shumë nga ikona argjentinase.

Megjithatë, transferimet e këtyre dy yjeve më shumë kanë të ngjarë të ndodhin në verën e vitit 2018, pasi në janar gjithçka do të jetë më e vështirë. /Telegrafi/

Exit mobile version