Site icon Telegrafi

Pas triumfit, Joshua i thotë fjalët që deshi t’i dëgjonte Wilder: Le ta bëjmë!

Anthony Joshua është shpallur kampion i unifikuar i botës në kategorinë e peshave të rënda pas triumfit kundër Joseph Parkerit në duelin e zhvilluar në Cardiff.

Në këtë mënyrë, titujve të tij WBA, IBF dhe IBO, i ka shtuar edhe titullin WBO, të cilin ia mori boksierit nga Zelanda e Re.

(Foto: Sky Sports)

Dhe tash, titulli i vetëm që i mungon është ai WBC, të cilin e posedon boksieri amerikan, Deontay Wilder.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anthony Joshua

Padyshim se menjëherë pas duelit gazetarët e kanë pyetur ‘AJ’ se a planifikon të bëhet kampion i padiskutueshëm që do të thotë të ndeshet ndaj Wilder.

Ndërsa përgjigja e tij ishte pohuese duke thënë: “Le ta bëjmë!”. Ndërsa pikërisht këto ishin fjalët që ka kërkuar t’i dëgjojë boksieri amerikan.

(Foto: Getty Images)

“Ma sillni në ring dhe do ta nokautoj”, ishin fjalët e boksierit britanik.

Joshua ka sqaruar se stafi i tij së bashku me Eddie Hearn do t’i diskutojnë kushtet dhe do të vendosin për duelin e mundshëm me Deontay.

Më pas, 28-vjeçari ka sqaruar se nuk do të shkojë në Amerikë për t’u ndeshur me Wilder, por do ta presë në Britani të Madhe.

“Gjatë gjithë kohës njerëzit është dashur të shkojnë në Amerikë për të parë boks, por tash nuk kanë nevojë ta bëjnë këtë. Mund të vijnë në Cardiff ose në Wembley. Ne do të qëndrojmë këtu”, ka thënë Joshua. /Telegrafi/

Exit mobile version