Telegrafi

Pas takimit me presidentin Begaj dhe Ramën, Escobar takon sot Alibeajn dhe Metën

Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane në Departamentin e Shtetit, Gabriel Escobar, mbërriti të martën në Tiranë dhe zhvilloi takime me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ambasada e SHBA-së njoftoi se gjatë takimeve, zyrtari DASH nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderëve të sigurojnë së kandidatët që garojnë në 14 maj të përmbushin kërkesat e ligjit.

Ai diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Në anën tjetër, Escobar do ta nisë ditën e sotme me një takim në orën 10:30 me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Në orën 11:30, Escobar do të takohet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Në këto vizita, njëjtë si një ditë më parë, Escobar pritet të shoqërohet nga ambasadorja Yuri Kim.

Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës zgjedhore. /Telegrafi/